INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa kundër Serbisë, Haradinaj: Nuk shfuqizohet derisa të njohë pavarësinë

Taksa kundër Serbisë, Haradinaj: Nuk shfuqizohet derisa të njohë pavarësinë

Publikuar më: 17:50 22-11-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaron se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Haradinaj komentoi vendimin gjatë seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për politikën e Jashtme të vendit. Kreu i qeverisë tha se masat që u vendosën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që kjo taksë të hiqet menjëherë për shkelje të marrëveshjes së tregtisë së lirë, e njohur si CEFTA. Por qeveria e Kosovës thotë se ky vendim është marrë në përputhje me marrëveshjen CEFTA. Haradinaj i ka dërguar letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit dhe të gjithë ambasadorëve në Kosovë lidhur me vendosjen e masës prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeministri deklaron se vendimi është reagim ndaj veprimeve të vazhdueshme destruktive të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës që kërkojnë të minojnë sovranitetin e Kosovës. “Më 21 nëntor 2018, Kosova vendosi 100% tarifë doganore për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ky vendim është marrë në pajtim me nenin 18 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)”-shkruan ndër të tjera Haradinaj. Ndërkohë Serbia ka vendosur të mos kundërpërgjigjet ndaj masës së marrë nga Prishtina. Presidenti Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim urgjent me ambasadorët duke u kërkuar atyre të reagonin ndaj lëvizjes së papritur të Kosovës që sipas tij përshkallëzojnë konfliktin dhe rrezikojnë paqen në rajon. Vuçiç pohoi para gazetarëve se masa e Prishtinës kishte krijuar "situatën më të vështirë për Serbinë në dhjetë vitet e fundit, më e keqe se sa (luftën tregtare) me Kroacinë në vitin 2015". Ai i bëri thirrje Prishtinës të anulojë këto masa.

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645