INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigracioni i shqiptarëve/ Studimi i BERZH, pagat duhet të jenë të paktën 500 $ që të 'ndalet ikja'

Emigracioni i shqiptarëve/ Studimi i BERZH, pagat duhet të jenë të paktën 500 $ që të 'ndalet ikja'

Publikuar më: 14:27 26-11-2018

Shqiptarët po kërkojnë çdo mundësi që të largohen nga vendi. Shifrat e viteve të fundit e kanë listuar vendin tonë në top listëve e vendeve me potencial më të lartë të emigracionit. Por kjo hemorragji po tkurr ndjeshëm numrin e popullsisë, çka ka shqetësuar jo pak edhe institucionet ndërkombëtare. Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim vjen me një propozim konkret për zgjidhjen e kësaj çështje. Gjithçka varet nga financat e familjeve shqiptare si dhe përmirësimi i klimës së biznesit. 

Studimi i BERZH:
“Studimet sugjerojnë se përmirësimi i klimës së biznesit dhe cilësia e shërbimeve publike mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme dëshirën e njerëzve për të emigruar. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike dhe rritja e pagave më shumë se, 500 dollarë në muaj në një vend si Shqipëria do të ndikonin në frenimin e flukseve të emigracionit”
Në studimin e BERZH rezulton që emigrantët shqiptarë janë të nxitur kryesisht nga kushtet e këqija ekonomike, ndaj dhe largimi drejt vendeve të zhvilluara shihet si e vetmja dritë jeshile për ekonominë e familjeve të tyre. Ndërkohë në studim vërehet se refugjatët kanë tendencë të jenë meshkuj të rinj dhe relativisht mirë të arsimuar. Por kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përkeqësimin e tregut të punë në vendet e origjinës.
Ndërkohë sipas një ankete të fundit nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike 52% e popullsisë shqiptare të grupmoshës 18 – 40 vjeç, dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria, në krahasim me anketën e vitit 2007, ku 44.2% e kësaj grupmoshe donte të emigronte.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436