INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, si kapet hajduti serial i makinave [VIDEO]

Vlorë, si kapet hajduti serial i makinave [VIDEO]

Publikuar më: 15:11 26-11-2018

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës i cili akuzohet se ka vjedhur 4 automjetet në qytetin bregdetar.

Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se 33- vjeçari me inicialet K.K ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.

“Në lidhje me automjetet e sekuestruara më sipër, ju bëjmë me dije se Policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja” thuhet në njoftimin e policisë e cila ka postuar edhe një video sesi vepronte i riu.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666