INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, arrestohet anëtari i bandës së trafikantit Met Kanani, 'Eskobari shqiptar' i drogës [VIDEO]

Vlorë, arrestohet anëtari i bandës së trafikantit Met Kanani, 'Eskobari shqiptar' i drogës [VIDEO]

Publikuar më: 17:40 13-09-2018

Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të enjte një anëtar të një grupi kriminal, të dyshuar si bashkëpunëtori të Met Kananit, i arrestuar në Turqi për trafikim droge i cilësuar si Eskobari shqiptar i drogës.

Në një njoftim për mediat blutë e Vlorës bëjnë me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari besmir Lupi.

“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të proçedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë” thuhet në njoftim.

Sipas policisë, kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë

Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kakani.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498