INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do trafikonte të miturën, arrestohet 22-vjeçari nga Vlora

Do trafikonte të miturën, arrestohet 22-vjeçari nga Vlora

Publikuar më: 13:47 10-10-2018

Një i ri nga Vlora është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar të trafikojë një të mitur.

Bëhet me dije se i arrestuari është 22 vjeçari Xhoni Qëndra. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 17-vjeçare me iniciale F.A. E mitura ka rrëfyer se Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

Në momentin që është kapur nga policia, ai ka bërë rezistencë duke mos ju bindur bluve të qytetit, me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me të miturën.

Ndërkohë policia gjithashtu bën me dije se “Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje”.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771