INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalët ‘therëse’ të Papa Françeskut: Aborti sikurse të punësosh një vrasës

Fjalët ‘therëse’ të Papa Françeskut: Aborti sikurse të punësosh një vrasës

Publikuar më: 14:11 10-10-2018

Sërish i ashpër Papa Françesku në lidhje me abortin dhe me një apel të qartë.

Së fundmi Ati i Shenjtë e ka krahasuar abortin sikurse të punësosh një vrasës.

“Të vrasësh një njeri a është korrekte për të zgjidhur një problem. Çfarë mendoni” iu drejtua Papa publikut që po e dëgjonte në Vatikan.

“A është kjo e drejtë? Të punësosh një vrasës a është mënyra korrekte dhe e duhur për të zgjidhur një problem? Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, të vrasësh një qënie njerëzore sado e vogël të jetë nuk është rruga e duhur për të zgjidhur një problem, është sikurse të punësosh një vrasës për ta zgjidhur atë” shtoi Ati i Shenjtë.

“Si mundet që një akt që ndalon një jetë të pafajshme të jetë civil, terapeutikë dhe human” pyet Papa.

Sipas tij edhe një fëmijë i sëmurë është një dhuratë e Zotit. Ai iu drejtua turmës duke drejtuar një mesazh kuptimplot:

“Mos Vrisni. Jeta Vulnerable na tregon rrugëdaljen, mënyrën për të shpëtuar veten nga një ekzistencë e tërhequr në vetvete dhe të zbulojmë gëzimin e dashurisë ".

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719