INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dhurojnë një Lamborghini, Papa Françesku e shet për bamirësi

I dhurojnë një Lamborghini, Papa Françesku e shet për bamirësi

Publikuar më: 13:11 17-12-2017

Papa Françesku do të nxjerrë në ankand një makinë të tipit “Lamborghini” të personalizuar, që iu dhurua ditën e mërkurrë nga kompania që prodhon mjetet e luksit. Por ai nuk do ta përdorë atë në rrugët e Vatikanit. Ati I shenjtë ka vendosur ta nxjerrë atë në shitje, ndërsa shuma e parave do të përdoret për bamirësi. “Lamborghini” ka realizuar një makinë unike të modelit “Huracan” dhe ia ka dhuruar Papa Françeskut. Lajmi është konfirmuar nga vetë selia e shenjtë. “Lamborghini Huracan RËD”, e dhuruar për Papën, është realizuar nga departamenti i personalizimit të shtëpisë automobilistike dhe është prezantuar në Vatikan me ngjyrën e bardhë dhe me disa vija të verdha, pasi këto dy ngjyra janë dhe flamur i qytetit të Vatikanit. Lamborghini Huracan i dhuruar, i cili normalisht shitet për më shumë se 200 000 dollarë, u nënshkrua nga Papa jashtë rezidencës së Vatikanit dhe do të mirëmbahet nga Sotheby. Të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar nevojtarët. Vatikani tha se të gjitha paratë do të shkonin në projekte për të ndihmuar të krishterët të ktheheshin për të rindërtuar shtëpitë e tyre në rajonet e Irakut të shkatërruara nga militantët e ISIS. Ato gjithashtu do të shkojnë për të ndihmuar femrat viktima të trafikimit dhe prostitucionit dhe dy grupeve italiane që ofrojnë shërbime mjekësore në Afrikën Qendrore.


Article Logic
Execution time: 0.003770112991333