INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Vlorë, fjalët e para të autorit: Unë s’kam vjedhur asnjë pulë, unë i vrava, dua…

Masakra në Vlorë, fjalët e para të autorit: Unë s’kam vjedhur asnjë pulë, unë i vrava, dua…

Publikuar më: 11:23 11-08-2018

“Unë i vrava, më gjeni avokat”,këto mendohet se janë fjalët e para të 24-vjeçarit Ritvan Zykaj i cili pasditen e djeshme ekzekutoi 8 familjarët e tij.

Ai ka shtuar se ishte përballur me akuza të vazhdueshme nga kushërinjtë e tij të parë, por shton se pulat nuk ua ka vjedhur ai.

“Ata më akuzonin për çdo gjë. Unë s’kam vjedhur asnjë pulë”, mësohet të ketë shtuar ai. Madje shumë ftohtë i ka thënë policisë se e arrestuan shumë vonë.

24-vjeçari u arrestua 12 orë pas masakrës.

Autori u pikas nga policia në orën 5 të mëngjesit të sotëm.Zykaj është parë nga një efektiv i RENEA-s, i cili monitoronte zonën me dylbi. Ai ka kërkuar përforcime pasi autori ishte i armatosur. Pak minuta më vonë i kanë bërë thirrje që të dorëzohej. Autori ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet me vrap por forcat RENEA e kanë arrestuar.

Ndonëse besohet të vuajë nga problemet mendore, Zykaj është justifikuar duke thënë se ishte i dehur. Masakra me kallashnikov ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra.

Emrat viktimave jane: Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç , Azem Zykaj 49 vjeç,Vasilika Zykaj 40 vjeç , Afërdita Zykaj 47-vjeç, Sara Zykaj 15 vjeçe, dhe Ledion Zykaj 8 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0033512115478516