INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Breshëri plumbash në Vlorë, vritet në atentat biznesmeni i njohur [FOTO]

Breshëri plumbash në Vlorë, vritet në atentat biznesmeni i njohur [FOTO]

Publikuar më: 22:32 04-06-2018

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ish-Kombinati i Peshkut.

Viktima sipas policisë, mesohet se është shtetasi Vasil Dervishaj. Ai njihet si biznesmen qe merret me tregtimin e kafesë në qytetin e Vlorës prej shumë vitesh dhe pronar i një lokali të njohur në qytet. Autorët kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar, ndërkohë që policia ka arritur në vendngjarje.

Sipas të dhënave të para, ai ishte nën drejtimin e një makine tip "Ford" me targa italiane kur është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Gjergj Araniti”, në lagjen ''Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut.

Të shtënat me breshëri erdhën nga një tjetër makinë në një distancë të afërt me makinën e Dervishajt. Pas kësaj, mjeti u largua nga vendngjarja. Zyrtarisht, Policia njoftoi se janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.

“Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, shtuan të njëjtat burime.

vlra.jpg

ava.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605