INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rama është peshku i madh”, kryeministri pritet me peshq dhe protesta në Vlorë

“Rama është peshku i madh”, kryeministri pritet me peshq dhe protesta në Vlorë

Publikuar më: 13:03 23-06-2018

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qënë i pranishëm në Vlorë ku është pritur edhe nga disa qytetarë që kishin dalë të protestonin.

Në një deklaratë për mediat PD shkruan se qytetarët janë ndaluar të protestojnë dhe të marrin pjesë në dëgjesën e organizuar. Bashkë me ta nënvizon PD është ndaluar edhe deputetja e PD-së në Vlorë Nada Meçoarapaj.

“Për minuta të tëra drejtuesit e policisë kanë urdhëruar bllokimin e të gjitha akseve ku kishte për të kaluar Rama.

Megjithatë e gjithë vizita e tij në Vlorë është shoqëruar me protesta dhe qytetarët kanë mbajtur parulla të shumta: Ti je peshku i madh. Kjo është shoqëruar simbolikisht edhe me hedhjen drejt tij të peshqve” thuhet në njoftimin e PD-së duke shtuar se policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyen e bllokimit të rrugëve, por as arsyen se pse qytetarët nuk lejoheshin të merrnin pjesë në dëgjesën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0025930404663086