INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi i tretë për Detin, a do të ketë një zgjidhje në interes të Tiranës dhe Athinës

Takimi i tretë për Detin, a do të ketë një zgjidhje në interes të Tiranës dhe Athinës

Publikuar më: 12:37 23-06-2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është përmbyllur të premten raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese. Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Prej disa ditësh mediat greke  shkruajnë për një përmbyllje të “paketës” së marrëveshjes me Greqinë.

Marrëveshje që kryeminsitrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras do të firmosin në samitin e BE-së më 28 dhe 29 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0032591819763184