INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e detit, Meta thërret në Presidencë Komisionin e Jashtëm

Çështja e detit, Meta thërret në Presidencë Komisionin e Jashtëm

Publikuar më: 16:22 01-03-2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë këtë të premte në orën 08:15, deputetët e Komisionit të Jashtëm për të biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes Kreut të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ky vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar ditën e djeshme me ministrin Bushati.

Pak pasi deputeti i PD- Tritan Shehu kërkoi që në Komision e Jashtëm të thirrej edhe kreu i Shtetit, Meta u shpreh i gatshëm për të raportuar dhe tashmë duket se do të jetë Komisioni i Jashtëm që do të shkojë në Presidencë.

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283