INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Deti', tensione në Komision, Paloka-Bushatit: Je mësuar të përdridhesh, fol kështu…në bordellot e Brazilit

'Deti', tensione në Komision, Paloka-Bushatit: Je mësuar të përdridhesh, fol kështu…në bordellot e Brazilit

Publikuar më: 13:07 28-02-2018

Tensione janë regjistruar në Seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku Ministrit të jashtëm Bushati iu kërkua të jepte më shumë informacion lidhur me negociatat me Greqinë dhe komunikimin me Presidencën.

Seanca e drejtuar nga Mimi Kodheli u shoqërua me debate mes Bushatit dhe deputetëve të PD-së.

Tensione dhe ofendime kryesisht pati mes Edi Palokës dhe Ministrit të Jashtëm, ku deputeti i PD-së u shpreh se Bushati nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje dhe se e ka zakon të përdridhet duke cilësuar më tej se negociatorët janë spiunë që dëmtojnë interesat e Shqipërisë.

‘Bushati nuk përgjigjet, deri më tani nuk është përgjigjur, është mësuar të përdridhet sic e ka zakon jo vetëm në politikë ‘ u shpreh Paloka.

E ndërsa Bushati lexonte kërkesat e opozitës që në nisje të dëgjesës. Sipas Palokës ministri ironizonte duke cituar edhe shenjat e pikësimit.

“Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla”, u shpreh Bushati.

 “Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe”, iu kthye Paloka.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391