INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Deti’. Kotzias: Koha për zgjidhje me Shqipërinë

‘Deti’. Kotzias: Koha për zgjidhje me Shqipërinë

Publikuar më: 11:06 12-03-2018

Zgjidhja e çështjeve të mbetura pezull prej dekadash mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të marrin zgjidhje. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist në lidhje me negociatat e zhvilluara së fundmi me palën shqiptare për kufirin detar duke thënë se tashmë pas dy vitesh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull mes dy vendeve.
Deklaratën kreu i diplomacisë greke e ka bërë në një intervistë për gazetën vendase “Documento”.
Nikos Kotzias:
“Me këto dy vende fqinje kemi problemet që lidhen me historinë, kulturën, trashëgiminë. Ndërsa me Turqinë problemet janë më “të ashpra”, lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike”.
Kreu i diplomacisë greke Nikos Kotzias ka kritikuar qëndrimet kundërshtuese të opozitës greke në lidhje me bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke thënë se partitë kundërshtare të qeverisë helene nuk duan zgjidhjen e këtyre problemeve historike të mbartura me vendet fqinje.
Bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për paktin detar janë në pritje të formatimit të ekipit përfaqësues të Tiranës zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.0044288635253906