INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga pasditja rikthehen shirat, rrezik edhe nga përmbytjet

Nga pasditja rikthehen shirat, rrezik edhe nga përmbytjet

Publikuar më: 11:05 12-03-2018

Pasditen e kësaj të hëne vendi pritet të përfshihet nga reshjet e shiut, duke rrezikuar edhe përmbytjet në disa zona. Sikurse thuhet edhe në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencës ku më shumë rreziku është sërish në zonën e Shkodrës.

‘Sot (e hënë, dt.12) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Lezhë reshjet priten të jenë intesive dhe lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan mesatare deri lokalisht intesive, të shoqeruara edhe me shtrëngata. Shumica e reshjeve priten gjatë ditës së nesërme’ thuhet në njoftim.

TEMPERATURAT
Sot (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 18 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 6 / 16 °C.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e hënë, dt.12) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit por ZVOGËLIM të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së sotme, por me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE RREZIKUT ditën (e hënë, dt.12).

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumi Drin. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të pritshme. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht përgjatë ditës së hënë.

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492