INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia ndalon protestën e emigrantëve, Sejko: Protesta do bëhet, ejani me fëmijë

Policia ndalon protestën e emigrantëve, Sejko: Protesta do bëhet, ejani me fëmijë

Publikuar më: 10:42 27-12-2018

Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë protesta. Një e tillë po organizohet edhe për në datat 28,29 dhe 30 dhjetor nga emigranëtët. Por policia për këtë protestë nuk ka dhënë leje. Shkresa është bërë publike nga Genc Sejko, një prej organizatorëve të kësaj proteste, i cili njofton se pavarsisht ndalimit nga policia, protesta do të mbahet.

“Si qytetar shqiptar dhe evropian jemi udhëhequr nga dy parime, respektimi I ligjt dhe e drejta kushtetuese. Në 26 djetor dorëzuam në Polici një dokument zyrtar për një protestë që do mabnim më 28, 29 dhe 30 dhjetor. 24 me vonesë, policia na ka sjellë nje shkersë ku na ndalon ne që të protestojmë, nje e drejtë qytetare dhe kushtetuse që e ka firmosur Kastriot Skenderaj dhe është totalisht në shkelje të Kushtetuetës. Ne i kthemi kthyer përgjigje policisë, e kemi informuar që janë në shkelje të Kushtetutës, pasi protestën e do ta mbajne si te drejtë kushtetuese. Ne në ato data do të vazhdojmë me protestën, do te jetë paqesorë, ejani me familje dhe fëmijet. Nëse policia nuk ka ndërmend ta garantoje do ta garantojmë ne si qytetarë”,- ka shkruar Sejko, që ndryshe njihet si njeriu i memeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040671825408936