INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia kërcënon si Koreja e Veriut, teston raketën supersonike

Rusia kërcënon si Koreja e Veriut, teston raketën supersonike

Publikuar më: 11:06 27-12-2018

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se është kryer me sukses testi i raketës së re hipersonike, e cilësuar nga ai një “armë e re strategjike” në arsenalin e Rusisë, duke folur për një ngjarje “të rëndësishme” për forcat e armatosura ruse.

Në marsin e shkuar, lideri i Kremlinit zbuloi me krenari një gjeneratë të re armësh ruse, duke folur për “raketa të pamposhtura”.

Në veçanti, ai foli për motorë Hypersonic që mund të arrijnë 20 herë sa shpejtësia e zërit dhe që thyejnë sistemin e mbrojtjes anti-ajrore. 

Sipas Kremlinit, presidenti rus ka vizituar të mërkurën një qendër ushtarake të kryeqytetit për të urdhëruar nisjen e një rakete hipersonike.

Raketa u quajt “Avangard” ka filluar nga jugu i Rusisë dhe ka arritur objektivin e saj në 4 mijë kilometra larg, në Gadishullin Kamchatka, në Lindjen e Largët ruse.

“Avangard” është një raketë hipersonike, i lëshuar me një transportues ndërkontinental dhe që është i aftë të mbajë një kokë rakete dhe një avion pa motor në lartësi të larta, duke u ngjitur mbi shtresat e dendura të atmospheres.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939