INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili shpërthen ndaj Majkos: E neveritshme që nuk dorëhiqet, ha turpin me bukë

Vasili shpërthen ndaj Majkos: E neveritshme që nuk dorëhiqet, ha turpin me bukë

Publikuar më: 11:44 27-12-2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, nuk i ka kursyer sot akuzat edhe në adresë të ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, për të cilin ka thënë se po vazhdon të rrijë kot në zyrë.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Vasili, teksa i referohet vendimit për të fundit të policisë që i ndaloi lejen për protestë para kryeministrisë Genc Sejkos, ka shpërthyer në akuza ndaj Ramës, por duke shigjetuar edhe ministrin Majko.

“Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë. Rama, ky i çmendur pa shërim po lufton edhe me diasporën. Pasi jua ka prurë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve, ky kryeministër i marrë i hapi luftë edhe diasporës. Rama nuk lejon diasporën të protestojë megjithëse organizatorët kishin respektuar ligjin pikë për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim. Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar”, shkruan Vasili.

Vasili komenton se kjo e Ramës është një qeveri “legenësh, që organizon gjoja takime të dhembshura me diasporën, që shqyhet duke bërë hipokrizi sikur vdiq për votën e tyre, e nxori fytyrën e saj të zezë dhe të vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike”.

Deputeti i LSI-së, akuzon edhe ministrin e Diasporës Majko, për të cilin thotë se qëndron kor në zyrë dhe e fton të japë dorëheqjen:

“Po kur e zaptonin këta të rilindjes në 2010 bulevardin me javë të tëra me çadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urinë prej tyre nuk prishej terezia publike. E neveritshme është se si Pandeli Majko, i pari Ministër i Diasporës në histori rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen. Gëzuar vitin e ri Pandi, po t’i rri kot akoma në atë zyrë! Diasporës, qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllën derën, megjithatë rri Pandi rri, nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë”, – shkruan Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371