INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau ish bashkëshorten gjyqtare, kërkohet dënim përjetë për Fadil Kasemin

Vrau ish bashkëshorten gjyqtare, kërkohet dënim përjetë për Fadil Kasemin

Publikuar më: 11:48 27-12-2018

Vrasja e ish gjyqtare Fildez Hafizi tronditi mbarë opinionin publik disa kohë më parë. Ndërkohë tashmë bëhet publike dhe dënimi që kërkohet për ish bashkëshortin e saj, autori i vrasjes makabre. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi. Gjatë dhënies së pretencës te Krimet e Rënda, organi i akuzës kërkoi që Kasemi të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Mbi Kasemin rëndojnë tre akuza, "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi".
Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.
Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkëshorti Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.
Sipas akuzës i pandehuri e kishte kërcënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549