INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, sulmohet ambasada ruse në Kiev

Shtohen tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, sulmohet ambasada ruse në Kiev

Publikuar më: 11:03 26-11-2018

Duket se po përshkallëzohen raportet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rusia ka denoncuar një ndalim të anijeve ukrainase në Detin e Zi. Nga Kievi, vjen kundër akuza, që flet për sulme me armë zjarri, me dy detarë ukrainas të plagosur. Presidenti Poroshenko thirri një takim urgjent të qeverisë.

Përleshjet në Kiev para ambasadës ruse kanë qenë të mëdha ku protestuesit kërkojnë ligji ushtarak.

Parlamenti i Ukrainës do të vendosë nëse do të shpallë gjendjen e luftës, pas kapjes së tri anijeve ushtarake nga Rusia në natën e së dielës.

Protestuesit janë mbledhur jashtë Ambasadës ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe një veturë e ambasadës është përfshirë nga flakët.

Incidenti, që ka ndodhur në ujërat e Gadishullit të Krimesë përbën një përshkallëzim tensionesh në mes të të dyja shteteve.

Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent lidhur me këtë çështje. Secili shtet fajëson njëri-tjetrin për incidentin, në të cilin disa anëtarë të ekipit ukrainas janë plagosur.

Tensionet në mes të të dyja shteteve kanë nisur më 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, si dhe ka mbështetur vazhdimisht separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, që ka rezultuar me 10,300 viktima.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998