INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria për “faqe të zezë”, për Ukrainën si një stërvitje, fiton me rezultatin e thellë! [VIDEO]

Shqipëria për “faqe të zezë”, për Ukrainën si një stërvitje, fiton me rezultatin e thellë! [VIDEO]

Publikuar më: 17:54 03-06-2018

U premtua se nuk do të përsëritej më paraqitja e dobët me Kosovën, por Shqipëria u mund sot në Evian, me rezultatin 4-1, përballë Ukrainës, në një ndeshje ku fati dhe cilësitë e portierit shqiptar kanë kursyer një mori golash.

Kuqezinjtë kanë shpërdoruar dy raste në minutat e para të takimit me Lenjanin dhe Mavrajn, për të cilat janë ndëshkuar jo pak por plot tre herë në pjesën e parë. Në të 30′ ofensiva ukrainase shpërbën mbrojtjen kuqezi dhe Konopianka kalon në avantazh Ukrainën. Vetëm pesë minuta më vonë, në të 35’Jarmolenko dhuron spektakël në zonë e përfaqësueses së Shqipërisë dhe dyfishon rezultatin. Në minutën e fundit të pjesës së parë ukrainasit sërish me Jarmolenko kanë dërguar për të tretën herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Berisha.

Ndonëse vetëm me një tjetër gol nga ana e ukrainasve, pjesa e dytë ka shfaqur kuqezinjtë edhe më keq në organizim, jo vetëm në mungesë totale të aksioneve ofensive, por edhe në fazën difensive. Të shumta ishin rastet për shënim në favor të Ukrainës, por fatmirësisht për Shqipërinë, fati dhe cilësitë e Berishës kanë ndalur goleadën, duke lejuar vetëm një gol në minutën e fundit, të shënuar nga . Ndërkohë, në të 89’ ishte Ndoj ai që shënoi golin e nderit për Shqipërinë.

Shqipëri-Ukrainë 1-4

Shënues: Ndoj 89’/ Konoplyanka 31′, 90′ Yarmolenko 36′, 45′

Shqipëria: Berisha, Lenjani, Hysaj, Veseli, Djimsiti, Lilaj, Ndoj, Mavraj, Ramadani, Roshi, Manaj.

Ukraina: Lunin, Butko, Sobol, Yarmolenko, Burda, Malinovsky, Konoplyanka, Marlos, Krivtsov, Zinchenko, Biesiedin.

NDOJ from Elton Cara on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768