INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërpaçi: Policia nuk lejon studentët të përdorin dru për t’u ngrohur gjatë natës

Kërpaçi: Policia nuk lejon studentët të përdorin dru për t’u ngrohur gjatë natës

Publikuar më: 12:20 14-12-2018

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, tha se policia nuk lejon studentët që të marrin dur për t’u ngrohur gjatë natës. Ajo përmendi emrin e një oficeri të policisë për këtë ndalim, ndërsa tha se më e pakta që mund të bëjë është të largohet nga radhët e frcave policore. “Policia dje i është kundërvënë të rinjve, të cilët të vendosur për të kaluar natën në të ftohtin e acartë, nuk i ka lejuar të përdornin dica copa druri për ngrohje. Oficerë si Roven Zeka nuk mundet kurrë që duke përdorur uniformën e policisë të dhunojnë të rinjtë. Policë të tillë i bëjnë turp policisë dhe largimi i tyre nga forcat e policisë ishte më e pakta që mund të bënin”, tha deputetja e LSI-së.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822