INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni “VOL–VO 4”, në pranga edhe një tjetër anëtar i bandës

Operacioni “VOL–VO 4”, në pranga edhe një tjetër anëtar i bandës

Publikuar më: 16:27 14-12-2018

Ndalohet edhe një tjetër person që ishte në kërkim, i dyshuar i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik të goditur në operacionin “VOL – VO 4” në tetor 2018.

Në pranga ka rënë Emanuel Gjuraj, 32 vjeç, banues në Lezhë.

Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Shpërdorim detyre” ” Grup i strukturuar kriminal ” ” Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” ” Falsifikim i dokumenteve” ” Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” ,” Shpërdorim i tokës”.

Ai  dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin VOL-VO, në tetor 2018.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158