INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur qarkulloni në kryeqytet. Policia arreston 21 persona... [VIDEO]

Kujdes kur qarkulloni në kryeqytet. Policia arreston 21 persona... [VIDEO]

Publikuar më: 10:27 10-12-2018

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht gjatë fundjavës ka detyruar uniformat blu që të shtojnë praninë e tyre në terren. Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lagështirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.
Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë:
• 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.
• 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
• 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 23 leje drejtimi te pezulluara, pwr shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
• 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.
• 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.
• Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094