INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët nuk ndalen. Ja si kanë zgjedhur të protestojnë këtë të hënë

Studentët nuk ndalen. Ja si kanë zgjedhur të protestojnë këtë të hënë

Publikuar më: 10:20 10-12-2018

Studentët nuk kanë ndërmend të ndalojnë. Edhe pse e hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët. Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe këtë të hënë.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis gjithmonë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në 09:30.
Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.
Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.
"Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon" thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.
Ndërkohë sot ata kanë vendosur të sjellin një risi në protestën e tyre. Përveç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete. Secili prej tyre do të ketë në dorë një libër, çka do të sjellë një pamje të re të protestës së studentëve përballë Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë edhe studentët e Gjirokastrës janë ngritur në protestë që në orën 8:30. Studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të mblidhen sërish paradite përpara Universitetit, për t’u solidarizuar me protestën në mbarë vendin. Ata u ngritën për herë të parë në protestë vetëm të dielën, në ditën e 6 të protestës së studentëve të universiteteve në kryeqytet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602