INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapsollet dhe lëndët piroteknike, kontrolle në të gjithë vendin [VIDEO]

Kapsollet dhe lëndët piroteknike, kontrolle në të gjithë vendin [VIDEO]

Publikuar më: 16:44 06-12-2018

Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Durrësit, Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 dyqane, supermarkete dhe pika shumicash dhe si rezultat i kontrollve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Kontrolle u zhvilluan edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare si p.sh.: kamerat e vëzhgimit apo fikëset e zjarrit.

Që prej fillimit të planit të masave kundër kapsollave 3 subjekte tregtare dhe 2 pronarë dyqansh janë dërguar në Prokurori.

Përgjatë kontrollit të ushtruar në më pak se një javë, kanë kaluar në filter 1136 subjekte tregtare (dyqane, markete, supermarkete, tregje të shumicës).Ndalimi i kapsollave bëhet pas urdhërit të Ministrisë së Brendshme ku ndalohet importi dhe tregtimin e kapsollave.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881