INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EKSKLUZIVE IN News/ Pamjet brenda auditorëve, sallat bosh të gjithë studentët në protestë [VIDEO]

EKSKLUZIVE IN News/ Pamjet brenda auditorëve, sallat bosh të gjithë studentët në protestë [VIDEO]

Publikuar më: 17:28 06-12-2018

Ndërsa rruga përballë Ministrisë së Arsimit ishte ‘zaptuar’ nga studentët e të gjitha universiteteve publike në protestë kundër tarifave të shkollimit, një tjetër panorame ishte pranë fakulteteve. Oborret, korridoret dhe auditorët e universitetit ishin bosh. IN News arriti të sigurojë pamjet brenda auditorëve pikërisht në momentin kur përballë Ministrisë po zhvillohej protesta. Në ambientet e brendshme të Universiteteve publike ishin një numër shumë i ulët i stafeve akademike, ndërsa studentët nuk numëroheshin as me gishtat e njërës dorë. Ata ishin bashkuar të gjithë në protestën masivë që u zhvillua pranë Ministrisë së Arsimit, si asnjë herë tjetër. interesat e tyre ekonomikë bënë që në auditore të mos kishte asnjë student, e dërrasat e zeza mbeten të tilla në këtë ditë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043990612030029