INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, Topalli: Maska bie një ditë Lul!

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, Topalli: Maska bie një ditë Lul!

Publikuar më: 16:44 14-12-2018

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komentuar mbledhjen e nesërme të Kuvendit Kombëtar të PD, që do të zgjedh grupin e ngushtë me të cilin Basha do synojë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. 

Topalli shprehet se protesta e studentëve ka zhvendosur vëmendjen nga mbledhja e nesërme, që ajo thotë se është në shkelje të statutit. “Maska bie një ditë Lul! Duket sikur kësaj hëre i ka ra mbarë. Askush nuk e ka mendjen tek ai. Dhe Luli ka caktuar që më 15 Dhjetor të bëjë Kuvendin e Partisë. Në kundërshtim me statusin e Partisë Demokratike, në thyerje të të gjithë traditës demokratike 25 vjeçare, si nje Lul i vërtete ai (përsëri) nuk thirri as Kryesinë, as Këshillin Kombëtar për t’u konsultuar as per datën e Kuvendit, as per axhendën, as për çështjet politike të dites, as per humbjet e tij elektorale. Në fakt, që ditën që Lulzim Basha është ulur në karrigen e kryetarit, nuk ka thirrur asnjëherë Këshillin Kombëtar duke hyrë në rekordet guiness të politikës shqiptare”, shkroi Topalli.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543