INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikja e shqiptarëve, Eurostat bën publike shifrat për 5 vitet e fundit

Ikja e shqiptarëve, Eurostat bën publike shifrat për 5 vitet e fundit

Publikuar më: 10:39 21-12-2018

Emigracioni i shqiptarëve drejt vendeve të BE është një fenomen shqetësues për vendin tonë. Shifrat janë shqetësuese, ndërsa shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë azil në vendet e BE. Sipas Eurostat, 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11-mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.
Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime. Pas atij viti flukset e azilkërkuesve në vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë qenë në rënie. Në 2016 numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së ishte 32 mijë e 900 dhe në 2017-n ishte rreth 26 mijë.

Article Logic
Execution time: 0.004331111907959