INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letërsia në zi, vdes shkrimtari i njohur…

Letërsia në zi, vdes shkrimtari i njohur…

Publikuar më: 18:12 28-12-2018

Amos Oz, një nga shkrimtarët më të famshëm dhe të përkthyer të Izraelit në të gjithë botën, vdiq në moshën 79 vjeçare. Ai ishte i sëmurë me kancer.

“Babai im i dashur vdiq për shkak të një tumori, vetëm disa ditë më parë, pas një përkeqësimi të shpejtë, në gjumë dhe në paqe, i rrethuar nga njerëz që e donin”, shkroi vajza e tij, Fania, në Tëitter. “Respektoni privatësinë tonë, nuk do të jem në gjendje t’ju përgjigjem, në sajë të të gjithë atyre që e donin”.

Veprat e Amos Oz janë botuar në 45 gjuhë në 47 vende të botës dhe ka marrë shumë nderime dhe çmime, mes të cilave Legjioni i Nderit të Francës, Çmimi Goethe, Çmimi i Princit të Asturias në Letërsi, Çmimi Heinrich Heine dhe Çmimi i Izraelit.

Disa nga librat e autorit të përkthyer në gjuhën shqipe janë:

“Të njohësh një grua",

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën,

"Majkëlli im",
"Si të kurosh një fanatik",

"Jetë fshati",

"Jeta rimon me vdekje”.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041