INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe BE të njohë Jeruzalemin, por si përgjigjet Mogherini

Edhe BE të njohë Jeruzalemin, por si përgjigjet Mogherini

Publikuar më: 14:50 11-12-2017

‘Ndonëse ende nuk kemi një marrëveshje, në të ardhmen besoj se pjesa më e madhe e vendeve evropiane do të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem, duke e njohur si kryeqytet të Izraelit. Dhe të gjithë do të jemi bashkë për të ofruar paqe, siguri dhe prosperitet” ishte kjo deklarata që dha kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu gjatë takimit në Bruksel me ministrat e Jashtëm të BE-së.

Vizita e Netanyahut vjen vetëm pak ditë pasi bota arabae është përfshirë nga trazirat që prej orës kur presidenti Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, një pikë zjarri me Palestinën. Ndërsa nga Brukseli Netanyahu bëri thirrje që palestinezët të pranojnë realitetin

“ Është koha që palestinezët të njohin ekzistencën e shtetit hebarik dhe të njohin Jeruzalemin kryeqytet. Ndër vite kemi kërkuar paqen por jemi sulmuar. Po mundohemi të gjejmë paqen së bashku me sekretarin amerikan të shtetit, duhet ti japim shans paqes.’

Por shefja e BE për politikën e Jashtme, Federicha Mogherini e bëri të qartë që qëndrimi i bllokut lidhur me çështjen mbetej i pandryshuar.

“Ne besojmë se e vetmja zgjidhje realiste e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës është ajo e bazuar në dy shtetet që kanë kryeqytet Jeruzalemin”, u shpreh diplomatja e cila në takimin e përbashkët me Netanyahun, dënoi dhunën dhe sulmet që janë ushtruar ndaj hebrenjve në botë.

Vendimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet jo vetëm që nuk u mirëprit nga qytetarët por mori kritika të forta edhe nga liderët ndërkombëtarë.Ndërkaq Liga Arabe ka ndërmarrë një kundërgoditje diplomatike duke kërkuar njohjen e Palestinës si shtet.

Ministrat e Ligës Arabe në një mbledhje urgjente në Kairo u bënë thirrje SHBA që ta tërheqin vendimin e presidentit Donald Trump, që sipas tyre, është “një shkelje e rrezikshme e së drejtës ndërkombëtare”. Ata kërkuan gjithashtu vendosjen e sanksioneve ndaj Ëashingtonit.

Article Logic
Execution time: 0.0024900436401367