INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

27 vjetori i PD. Basha mesazh themeluesve por dhe qëndrestarëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 11-12-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka përcjellë një mesazh ët gjithë demokratëve në 27 vjetorin e themelimit të partisë, e cila lindi nga lëvizja studentore e 1990. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në facebook Lulzim Basha shkruan.
Lulzim Basha:
“Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët”.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441