INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E zbulojnë mediat italiane! Kjo është kombëtarja drejtimin e së cilës mund të marrë De Biasi

E zbulojnë mediat italiane! Kjo është kombëtarja drejtimin e së cilës mund të marrë De Biasi

Publikuar më: 15:51 10-12-2018

Një shtëpi për Gianni de Biasin. Tekniku italian, i cili dërgoi Shqipërinë drejt kualifikimit në “Euro 2016” është kthyer në të preferuarin e kombëtareve të vogla. Tashmë është kombëtarja e Azerbajxhanit, e cila sipas mediave italiane ka kontaktuar me De Biasin.

Azerët ndodhen në grupin D të Ligës së Kombeve dhe patën një kompeticion turpërues këtë sezon. Drejtuesit e federatës mesa duket shohin një alternativë mjaft të mirë tek De Biasi, i cili njihet për ngritjen e frymës së ekipeve pa shumë kualitete në radhët e tyre. Trajneri që prej largimit nga kombëtarja kuqezi nuk ka pranuar asnjë ofertë për drejtimin e pankinave, ndërkohë që përflitet se ai mund të përfundojë edhe tek ekipi i Lacios.

Article Logic
Execution time: 0.003342866897583