Lajme të mira nga UEFA vijnë kësaj radhe për skuadrat e Kategorisë Superiore. Në prag të festave të fundvitit Institucioni evropian i futbollit do të shpërndajë 500 mijë euro nga Fondi i Solidaritetit për ekipet e sezonit të kaluar të kampionatit shqiptar, ku nuk përfshihen Tirana dhe Kastrioti.
Ndërkohë është Vllaznia edhe Lushnja ajo e cila kanë të drejtën e tyre për marrjen e këtyre fondeve dhe momentalisht ndodhen në Kategorinë e Parë. Këto fonde vijnë si pasojë e fitimeve nga marketingu dhe të drejtave televizive të Ligës së Kampionëve dhe do shpërndahen për investimin në akademitë e futbollit. Për këtë arsye secili klub duhet të paraqesë projektin e tij konkret.








13 Dec 2025 





