Napoli kërkonte 50 milionë euro që ta linte të lirë mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, mirëpo trajneri Sarri dhe drejtuesit e Chelsea nuk ofrojnë më tepër se 23 milionë euro.
Ish-trajneri i Napolit, i cili i njeh mirë virtytet e Hysajt e kërkon atë me ngulm tek ekipi londinez. Së fundmi Hysaj po has probleme me aktivizimin dhe gjithashtu nuk po luan në pozicionin e tij natyral.
Gjithashtu edhe ekipi i PSG-së ka shprehur interesin për mbrojtësin dhe presidenti De Laurentis mesa duket ka në planet e tij për ta lëshuar në ofertën më të majme të mundshme.








13 Dec 2025 





