INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Domatet duan ende kohë të piqen, do presim…”, Meta jep mesazhe si fermer

“Domatet duan ende kohë të piqen, do presim…”, Meta jep mesazhe si fermer

Publikuar më: 14:19 28-07-2019

Presidenti Meta, ka postuar në facebook një mesazh, që më shumë duket si “dedikim” për dikë tjetër, teksa thotë që “domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do presim edhe ca!

Dy ditë më parë Meta edhe njëherë i bëri thirrje Ramës, Bashës dhe Kryemadhit të ulen të dialogojnë. Edhe herë të tjera kreu i Shtetit ka dërguar mesazhe në mënyrë simbolike.

Për Metën, më shumë rëndësi, sikurse thotë edhe ai ka 17 dhe 18 tetori, kur merret vendimi për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë.

Por, për këtë Meta ka parasysh edhe 13 tetorin, si datë e dekretuar prej tij për zgjedhjet lokale, pas zhdekretimit që i bëri 30 qershorit.

oooo.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379