INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy viktima brenda ditës në plazhin e Durrësit, 33-vjeçari bie nga motori i ujit

Dy viktima brenda ditës në plazhin e Durrësit, 33-vjeçari bie nga motori i ujit

Publikuar më: 14:50 28-07-2019

Të paktën dy pushuese kanë humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Durrësit.

Viktima e parë është një 50-vjeçare e cila ndërroi jetë në plazhin e Durrësit.

Ajo është futur në det për t'u larë por nuk është ndjerë mirë.

50-vjeçarja është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spital, por nuk ka munduar të mbijetojë.

Ndërsa një 33-vjeçar me iniciale B.M. ka ndërruar jetë tek Gjiri i Lalëzit. Ai ka qenë duke udhëtuar me motor uji dhe pasi është rrëzuar, është mbytur.

Dy persona të tjerë kanë rrezikuar mbytjen në Vlorë dhe në Velipojë por kanë arritur të shpëtohen falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare.

Për shkak të dallgëve të forta, ditën e sotme në portin e Vlorës, është pezulluar lundrimi i mjeteve me mbi 12 pasagjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264