INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodafone mbështet viktimat e dhunës përmes disa programeve lehtësisht të përdorshme! Zbulojini[FOTO/ VIDEO]

Vodafone mbështet viktimat e dhunës përmes disa programeve lehtësisht të përdorshme! Zbulojini[FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 15:01 13-03-2019

Dhuna në familje po përhapet masivisht në Shqipëri. Vajzat e gratë e dhunuara kanë raportuar histori të dhimbshme. Një e tillë është treguar me mjeshtëri nga aktori Lulzim Zeqja në një aktivitet të organizuar nga Vodafone Albania, që ka për qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda dhe të mbështetë viktimat e dhunës. Vodafone ka organzuar një diskutim të hapur mes punonjësve të saj dhe një paneli ekspertësh nga institucionet shtetërore, media, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, Z.Achilleas Kanaris prezantoi disa politika lehtësuese që kompania ofron.
“Politika e prezantuar sëfundmi nga Vodafone për përkrahjen e punonjësve të prekur nga dhuna në familje, i shtohet listës së gjatë të iniciativave dhe programeve që Vodafone ia dedikon fuqizimit të grave dhe promovimit të barazisë gjinore. Programe si Reconnect, Code like a Girl, Politika e Lejes së Lindjes janë shembull i angazhimit të Vodafone në komunitetet ku operon. Vodafone nuk do ndalet këtu dhe së shpejti do prezantojë zgjidhje të reja në ndihmë të komunitetit, falë oportuniteteve tëpanumërta që të ofron teknologjia,” bëri me dije Kanaris.
Ndërsa gazetarja Zefina Hasani, trajtoi aktualitetin e këtij fenomeni në vendin tonë dhe dha e disa mesazhe të forta. Mbi fenomeni folën dhe zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko, gazetarja Eni Vasili, përfaqësues nga UN Women Albania Erisa Çela dhe Alba Agolli, mjeku psikiatër dhe psikoterapeut Neli Demi dhe drejtoresha e shoqatës “Të ndryshëm, të barabartë”, Marjana Meshi.
Prezantimi i kësaj politike të re rendit Vodafone si një nga kompanitë e para në nivel global që i dedikon një politikë përkrahëse vajzave dhe grave të dhunuara.

gerok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027101039886475