INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi gjatë festimeve të Nevruzit/ Ndërrojnë jetë 72 persona, shumica gra dhe fëmijë [DETAJE]

Tragjedi gjatë festimeve të Nevruzit/ Ndërrojnë jetë 72 persona, shumica gra dhe fëmijë [DETAJE]

Publikuar më: 07:54 22-03-2019

Tragjedi në Irak, ndërrojnë jetë 72 persona, pasi një minianije u fundos në lumin Tigris në Irakun verior, njoftuan zyrtarët lokalë. Tragjedia ndodhi në afërsi të qytetit të Mosulit më 21 mars gjatë festimeve të Nevruzit, festës së Vitit të Ri iranian.

Kolonel, Hussam Khalil, kreu i mbrojtjes civile në provincën Ninive, tha se shumë prej të vdekurve ishin gra dhe fëmijë.

Ai shtoi se operacionet e kërkimit ishin ende po vazhdonin."Rel" raporton se varka ishte e mbushur me gra, burra dhe fëmijë që shkonin drejt një zone turistike si pjesë e festimeve.

Sipas informacioneve, të bëra publike nga mediat vendase iraniane dhe të huaja, shkak për këtë është bërë tejmbushja me pasagjerë në bordin e anijes.

Kryeministri i Irakut, Adel Abdel Mahdi, urdhëroi një hetim "të menjëhershëm" për aksidentin.

Article Logic
Execution time: 0.0020580291748047