INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i papritur i Metës, shkon në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin

Vendimi i papritur i Metës, shkon në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin

Publikuar më: 12:09 24-07-2019

Presidenti Ilir Meta, teksa që në mëngjes kanë nisur përplasjet për ndalimin e shembjes së Teatrit Kombëtar mes policës, artistëve dhe qytetarëve, ka bërë një lëvizje të menjëherëshme politike. 

Ai do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Njoftimin e ka bërë zyra e shtypit të presidencës, shkruhet se në orën 13:00 Meta do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Më herët Meta mbajti këtë qëndrim: "Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor '90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!"

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043