INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi nga kariesi dentar, çfarë po e vret shëndetin oral…

Alarmi nga kariesi dentar, çfarë po e vret shëndetin oral…

Publikuar më: 12:16 24-07-2019

Sëmundjet orale përbëjnë një problem të madh për shëndetin publik duke prekur 3.5 miliardë njerëz në mbarë botën. Stomatologjia moderne nuk ka arritur të luftojë sfidën globale të sëmundjeve të gojës, duke bërë thirrje për reforma radikale të kujdesit dentar.

Kariesi dentar është një nga patologjitë më të zakonshme në të gjithë botën. Dhe një nga shkaktarët kryesorë që çon në prishjen e dhëmbëve është konsumi i tepërt i sheqerit.

Një studim i fundit i cili ka hulumtuar patologjitë orale ka arritur në përfundimin se kariesi dentar prek më shumë se një të tretën e popullsisë globale, pra rreth 34.1%.

Sipas ekspertëve australianë të cilët udhëhoqën studimin shkak kryesor për këtë gjendje janë pijet e gazuara apo të ëmbla që janë edhe pjesë e dietave globale.

Ekspertët japin alarmin se konsumimi i pijeve me nivele të larta të sheqerit është vecanërisht i lartë në Amerikën Veriore , Amerikën Latine e jo vetëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të merren më pak se 6 lugë sheqër në ditë, ndërsa adoleshentët konsumojnë tre herë më shumë. Statistikat globale bëjnë me dije se një fëmijë në tre i moshës 5-6 vjeç ka karies në dhëmbët e qumështit dhe në moshën 12-14 vjecare vuajnë nga kariesi.

Për këtë arsye mjekët këshillojnë se duke reduktuar konsumimin e pijeve që përmbajnë sheqer është masa e duhur për të parandaluar kariesin. P

or kjo masë bie në kundërshtim me tregun dhe politikat qeverisëse duke bërë thirrje që të merren edhe të tjera masa jo vetëm në nivel ndërgjegjësimi.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207