INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat Olimpike ''Tokio 2020''/ Njihuni me robotët që do të mirëpresin njerëzit

Lojërat Olimpike ''Tokio 2020''/ Njihuni me robotët që do të mirëpresin njerëzit

Publikuar më: 12:16 24-07-2019

Lojërat Olimpike të vitit 2020 që do të zhvillohen në Tokio do të jenë ndryshe nga të tjerat, pasi kësaj radhe të gjithë pjesëmarrësit dhe atletët do të mirëpriten nga robotët.

Dy robotë do të vendosen në hyrje e vendit ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike dhe do të orientojnë njerëzit se ku të ulen. Ndërsa dy të tjerë do të transmetojnë live për të gjithë ata të cilët e kanë të pamundur të shikojnë eventin, duke i dhënë të gjithëve një eksperiencë të paharrueshme të teknologjisë së ‘’Tokio 2020’’.

Robotët e quajtur Mirakova dhe Maskota do të përshëndesin dhe do të shtrëngojnë duart me sportistët e Lojërave Olimpike.

Robotët do të bëjnë dhe punë të tjera. Ata kanë të instaluara kamera të montuara në ballin e tyre të cilat janë programuar për të njohur mimikat e njerëzve, nëse sipas robotëve njerëzit do të kenë nevojë për ndonjë gjë, roboti do t’ju afrohet për ti ofruar ndihmë.

Në eventin Tokyo 2020 do të ketë dhe makina elektrike inteligjente të cilat do të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara, për ti transportuar dhe ulur në vendet e tyre përkatëse.

Shteti japonez tashmë ka kohë që ka filluar përgatitjet për këto lojëra ndërkombëtare. E veçanta e këtyre përgatitjeve është se në dallim nga vendet e tjera ku më parë ishin mbajtur Lojërat Olimpike, Japonia është duke dhënë maksimumin që punimet për këto lojëra të mos shkaktojë ndotje të ambientit.

Kjo do të jetë hera e dytë që Tokio organizon Lojërat Olimpike. Kryeqyteti japonez ka qenë për herë të parë organizator i ngjarjes më të madhe sportive në vitin 1964.

 

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333