INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shembja e Teatrit, Rama: S’kanë mandat të na pengojnë, s’kanë hyrë kurrë në teatër...

Shembja e Teatrit, Rama: S’kanë mandat të na pengojnë, s’kanë hyrë kurrë në teatër...

Publikuar më: 12:44 24-07-2019

Artistë të shumtë janë mbledhur prej ditësh para Teatrit Kombëtarë për të mos lejuar shembjen e tij. Teksa ditën e sotme nuk kanë munguar edhe tensionet. Të pranishëm në godinën e Teatrit kanë qënë edhe pjesëtarë të opozitës.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Në një postim në rrjetin social tëitter Rama shkruan se Teatri i ri Kombëtar do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Sipas tij se ata që nuk janë dakort nuk kanë të drejtë të pengojë. Ai shton se teatri do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Statusi Ramës në Twitter

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.

eeee.PNG

rama.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0025770664215088