INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh tek Teatri Kombëtar? Artistët përplasen me policinë, regjistori me lot në sy tregon si është tërhequr zvarrë [VIDEO]

Çfarë po ndodh tek Teatri Kombëtar? Artistët përplasen me policinë, regjistori me lot në sy tregon si është tërhequr zvarrë [VIDEO]

Publikuar më: 08:45 24-07-2019

Tension tek Teatrit Kombëtar. Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë paralajmërimi për shembjen e saj.

Kjo ka irrituar artistët që prej muajsh qëndrojnë në sheshin para Teatrit në kundërshtim të planit për shembje.

Aktualisht, ka përplasje të forta pasi artistët tentojnë të largojnë policinë dhe të hyjnë brenda në godinën. Godina është e rrethuar nga disa kordona policie.

Në mbështetje të artistëve kanë shkuar dhe qytetarë, të cilët po ashtu përplasen me forcat e shumta të policisë.

Regjistroi Edmond Budina me lot në sy  tregoi si është tërhequr zvarrë nga policia, ndërsa ai së bashku me 4 persona të tjerë po qëndronin tek hyrja e Teatrit Kombëtar si rezistencë për të ndalur shembjen e tij. "Sot është një ditë e trishtë. S'më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia atëherë nuk më ma tërhequr zvarrë. Ajo që ka ndodhur në vendin tim është një nga gjërat më të turpshme. Nuk po mbrojmë shtëpitë tona, por shtëpine shqiptarëve. Nuk themi që teatri të mos ndërtohet por teatri i ri të ndërtohet diku tjetër”, tha ai.
Budina ka dhe një thirrje për kryeministrin Rama.

"Ne ishim 5 vetë dhe nuk po bënim asgjë dhe po rrinim tek dera. Ëhhstë një nga ditët më të dhimbshme. I bëj thirrje kryeministrit. Më ke zënë përkrahu dhe më ke tërhequr zvarrë. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë dhe ministrit. Mos ta tentojnë të shkatërrojnë këtë pasuri. Kemi protestuar në mënyrëpaqësire. Ky është fundi i demokracisë shqiptare. Ky është regjim fashist", tha ai.

Rrethimi i Teatrit Kombëtar nga policia paralajmëron veprimin e fundit, shembjen e godinës siç është parashikuar edhe në një ligj të posaçëm.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0083160400390625
    array(1) { ["section"]=> string(92) "cfare-po-ndodh-tek-tatri-kombetar-qe-ne-te-gdhire-godina-eshte-rrethuar-nga-policia-vi-99281" }