INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, sot dita më e nxehtë e javës! Ndiqni këto këshilla

Kujdes, sot dita më e nxehtë e javës! Ndiqni këto këshilla

Publikuar më: 09:45 24-07-2019

Sinoptikanët lajmërojnë se dita e sotme do të jetë më e nxehta e javës. Temperaturat do të jenë shumë të larta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë të mërkurë termometri do të kalojë temperaturën 37 gradë celcius. Kulmi do të jetë në orët e drekës.
Me vranësira moti do të jetë në pjesën e dytë të ditës, por vetëm në zonat malore.
Era e lehtë nga kuadrati i Veriut do ndikojë që mëngjesi dhe mbrëmja të jenë disi më të freskëta. Ndaj këshillohet vetëm në këto dy ekstreme të ditës të qarkulloni nëpër rrugë pa problem.

Në orët e tjera të paktën të moshuarit dhe fëmijët duhet të bëjnë kujdes. Ata duhet të mbrohen nga çadrat, syzet dhe kapelat dhe mos e ndajnë nga dora një bidon me ujë.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521