INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ALARMANTE/ Vdekshmëria foshnjore po rritet sërish, dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së

ALARMANTE/ Vdekshmëria foshnjore po rritet sërish, dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së

Publikuar më: 10:06 24-07-2019

Për dy dekada vdekshmëria foshnjore në vendin tonë pati rënie. Po së fundmi të dhënat e Eurostat flasin për një rritje duke e kaluar me mbi dy herë mesataren e Europës. Ne kemi 8 vdekje foshnjore në 1.000 lindje, dhe BE e ka mesataren 3.6 vdekje. Sipas studimit Shqipëria dhe Malta janë dy shtete që paraqiten me rritje të vdekshmërisë foshnjore.

Gjithësesi normën më të lartë në Europë e ka Turqia, me 8.5 vdekje foshnjore për 1.000 lindje të gjalla, por shifra është gati dy herë më e ulët se 12 vjet më parë. Gjithashtu dhe Maqedonia ka të njëtat vlera 8.5 vdekje. Kurse vendi ynë renditet i treti.
Për këtë nivel të lartë të vdekjeve të foshnjave OKB dhe OBSH, e pozicionojnë Shqipërinë si vend të pafavorshëm për zhvillimin e qëndrueshëm, nivelin e varfërisë dhe indeksin e zhvillimit njerëzor.
Në 28 shtetet e Bashkimit Europian, rreth 18.200 fëmijë humbën jetën para se të mbushnin 1 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0026650428771973