INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Boll me sundimin e oligarkëve”, Meta depoziton në Gjykatë kërkesën kundër ligjit për Teatrin

“Boll me sundimin e oligarkëve”, Meta depoziton në Gjykatë kërkesën kundër ligjit për Teatrin

Publikuar më: 12:42 24-07-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ështe mjaftuar me deklaratën e fortë që bëri sot në mëngjes kur e cilësoi si të shëmtuar dhe të turpshme rrethimin e teatrit dhe përplasjet e policisë me artistët.

Kreu i Shtetit depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas daljes nga ambjentet e Gjykatës në një deklaratë për mediat Meta e konsideroi proces kriminal dhe kapjen më flagrante të shtetit, atë që po ndodh me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Eshtë një akt i rëndësishëm, ashtu si të gjitha përpjekjet e qëndrueshme, sistematike të Presidentit, në raport me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet vendore. Eshtë krim kushtetues, krim kombëtar dhe krim kulturor. Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur sot këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit. Boll me sundimin e oligarkëve, drejtësia shqiptare do veprojë, ashtu si drejtësia ndërkombëtare" u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0031750202178955