INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia ''rrethon'' Teatrin, nuk lejon të futen ujë dhe ushqime tek të ngujuarit[VIDEO]

Policia ''rrethon'' Teatrin, nuk lejon të futen ujë dhe ushqime tek të ngujuarit[VIDEO]

Publikuar më: 20:25 24-07-2019

Sërish tension dhe përplasje tek Teatri Kombëtar. Aktorët të mbështetur dhe nga qytetarët janë përplasur me policinë, e cila që prej orëve të pasdites ka shtuar masat e sigurisë madje duke mos lejuar as kalimin dhe duke mbyllur lokalet në zonë.

Në terren kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa shihet se ata kanë adaptuar një strategji të veçantë duke mos lejuar që brenda zonës së rrethuar të futen ujë dhe ushqime. Në video duket qartë që aktori Gent Zenelaj lut policët t'iu dërgojë kolegëve të tij disa bidona ujë.

Gjithashtu pak më herët brenda në Teatër është ndërprerë edhe energjia elektrike dukë lënë në errësirë të plotë vendin ku ndodhen të ngujuarit, të cilët kanë premtuar se nuk do të dalin prej aty pa marrë miratimin se ndërtesa nuk do të shembet.

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334