INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionohet sërish situata tek Teatri/ Policia përdor ‘gaz piperi’, protestuesi bie në tokë pa ndenja[FOTO/VIDEO]

Tensionohet sërish situata tek Teatri/ Policia përdor ‘gaz piperi’, protestuesi bie në tokë pa ndenja[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 20:56 24-07-2019

Është tensionuar sërish situata përpara sheshit të Teatrit Kombëtar ku protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.

Pas disa tentativave të aktorëve e qytatarëve për të hyrë në ambientet brenda Teatrit kanë ndërhyrë efektivët e FNSH, të cilët kanë hedhur dhe gaz me përbërje piperi për të larguar turmën. Situata është tensionuar edhe më herët, rreth një orë më parë kur aktorë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar ujë dhe ushqim nga personat që ndodheshin jashtë Teatrit, por nuk janë lejuar nga Policia.

Në kulmin e tensioneve, një qytetari i ka rënë të fikët. Ai u pa i shtrirë në tokë. Ndërkaq, qytetarët kanë rrethuar atë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë, artistët dhe qytetarët kanë thënë se policët duhet që të heqin kapelën, ndërsa kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Sipas artistëve, Rama dhunon artistët dhe lë të lirë kriminelët.

sdfsdfsdfs.jpg

Screenshot_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553