INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jetoni me qera? Kujdes, pagesa mund të rritet, ja arsyeja

Jetoni me qera? Kujdes, pagesa mund të rritet, ja arsyeja

Publikuar më: 13:36 24-07-2019

Kush jep banesa apo dyqane me qera duhet të mendohet mirë, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju drejtohet qeradhënësve se duhet të njohin ligjin para se të ndërmarrin veprime.

Sipas ligjit, paratë nga qeratë tatohen me 15%. Pra me shumë të ngjarë qeratë do të rriten.
DPT sqaron se në rastin kur prona është dhënë me qira një subjekti të regjistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor.
Ndërsa kur qiramarrësi është një person i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, qiradhënësi është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.
DPT bën me dije se për të kryer deklarimin dhe pagesën, fillimisht duhet bërë regjistrimi. Për të bërë këtë duhet bërë paraqitja në zyrat e Shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore për të regjistruar përgjegjësinë tatimore të tatimit në burim. DPT ka bërë e një sqarim: “Qytetaret të bëjnë kujdes pasi deklarimi i tatimit në burim nuk rregullon rastet kur jepni me qira mjedise në pronësinë tuaj, të cilat shërbejnë si njësi të mirëfillta akomodimi për turistë.”

Article Logic
Execution time: 0.0026521682739258